Policia gjen kallash dhe fishekë në shtëpinë e një personi

Policia ka gjetur kallash, katër fishekë dhe një gëzhojë në shtëpinë e një burri në Podujevë.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Pas pranimit të një informate, njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar një armë AK/47, katër fishekë dhe një gëzhojë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”. /Klankosova.tv/

Read Previous

Franca paralajmëron Trumpin kundër kërcënimeve të kufijve të BE-së

Read Next

PSG, Luis Enrique: Po dominojmë në futbollin francez