Shqipëri/ Stoku i investimeve austriake shënoi 843 milionë euro në 2024-ën

Stoku i investimeve austriake gjatë vitit 2024 arriti në 843 milionë euro, sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Krahasuar me një vit më parë, investimet austriale në ekonominë shqiptare u rritën me 5,4%.

Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, në sektorin energjetik, në shërbimet e hotelerisë, ndërtimit, etj.

Austria renditet në vendin e katërt mes investitorëve të huaj për vitin 2024.

Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 9-mujorin 2024, fluksi i investimeve austriake shënoi vlerën 81 milionë euro, me një rënie 8% krahasuar me 9-mujorin 2023.

Për periudhën janar-shtator 2024, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte arriti 1.16 miliardë euro, duke regjistruar një rritje prej 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. /ATSH/

Read Previous

Maja e Mencekut në Tiranë, një destinacion për të apasionuarit e malit

Read Next

Man City, De Bruyne: Jam këtu prej 10 vitesh, është shtëpia ime dhe të gjithë e dinë