Britania do të ruajë vendin e gjashtë në mesin e ekonomive më të mëdha në botë deri në vitin 2039, Franca do të mbetet në vendin e shtatë dhe Gjermania, Italia dhe Spanja do të humbasin pozicionet e tyre në renditje.
Lajmi u bë i ditur nga Bloomberg, duke cituar një parashikim nga Qendra për Kërkime Ekonomike dhe Biznesi (CEBR).
Britania do të mbyllë hendekun me Gjermaninë, ekonomia e së cilës pritet të ngadalësohet.
CEBR-ja parashikon që ekonomia më e madhe e Evropës do të jetë 20 për qind më e madhe se ajo e Britanisë në vitin 2039, krahasuar me 31 për qind aktualisht.
Britania do të kalojë gjithashtu Francën dhe do të jetë 25 për qind më e madhe deri në vitin 2039.
Parashikimi thotë se SHBA-të kanë të ngjarë të ruajnë titullin si ekonomia më e madhe në botë, pavarësisht konkurrencës nga Kina.
Ekonomistët thonë se Kina mund të bëhet lider, por jo për shumë kohë për shkak të problemeve strukturore dhe demografike.
Për frymë, Britania e Madhe do të rritet me një pozicion, në vendin e 21-të, ndërsa Luksemburgu, Irlanda dhe Zvicra do të mbeten vendet më të pasura, vëren CEBR. /Albanianpost.com