Përfshihet nga zjarri shtëpia e një gruaje në Mitrovicë të Veriut

Një grua në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri shtëpia e saj.

Policia tha se ekspertët e zjarrit, të cilët dolën në vendngjarje, thanë se dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga rryma

“Rr. Nemanjina, Mitrovicë Veri, 20.12.2024, 21:40. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri shtëpia e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante si dhe ekspertët e zjarrit ku sipas tyre dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga rryma. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh./Express/

Read Previous

Chelsea dhe Newcastle synojnë transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Read Next

Pesë shtetasit e Serbisë pas shoqërimit në Polici lirohen në procedurë të rregullt