Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andreë Bailey, i ka dërguar një letër guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili duke e uruar atë dhe BQK-në me rastin e shënimit të 25-vjetorit të themelimit.
Sipas njoftimit të BQK-së, letra nënvizon progresin e jashtëzakonshëm për ndërtimin nga e para të një banke qendrore moderne dhe vlerëson punën e palodhur dhe vendosmërinë e të gjithë stafit të BQK-së.
Në komunikatë thuhet po ashtu se Bailey theksoi rëndësinë e Bankës Qendrore në mbështetjen e ekonomisë së vendit, duke siguruar një sistem të sigurt të pagesave dhe një sistem të besueshëm bankar.
“Përveç kësaj, nga Banka e Anglisë ishte deleguar Drejtoresha Ekzekutive e Pagesave të Bankës, znj. Victoria Cleland, e cila mori pjesë në shënimin 25-vjetorit të BQK-së, duke qenë folëse në Konferencën Ndërkombëtare, në panelin e parë me titull “Integrimi në SEPA, transformimi digjital dhe implikimet tek shërbimet financiare””, thuhet në komunikatë./KP/