Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sot do të vazhdojë dëshminë dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ndonëse për të martën ishte planifikuar që të dëgjohet dëshmitari i 105-të, kjo gjë nuk ndodhi.

Seanca e djeshme u hap duke u njoftuar që do të shkojnë në pushim për 15 minuta dhe nuk u bë e ditur se çfarë ndodhi në seancë private.

Pas disa pushimeve dhe kalimit në sesione private, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Charles Smith III, në fund u tha palët do të shihen të mërkurën në ora 09:00.

Dëshmitari i fundit të hënën ishte, Nezir Çoçaj, i cili ishte i 104-ti me radhë në këtë proces gjyqësor dhe ai ka përfunduar të hënën dëshminë në Hagë./indeksonline/

Read Previous

Viktor Gyokeres bëhet golashënuesi më i mirë i Ligës së Kombeve

Read Next

Alarm për sulm ajror