Rritet indeksi i besimit ekonomik të Shqipërisë

Indeksi i besimit ekonomik në Shqipëri ka shënuar një rritje në 113 pikë në tetor, duke u rritur me 0.4 pikë në krahasim me shtatorin, sipas raportit të Bankës së Shqipërisë.

Rritja e besimit është evidentuar veçanërisht në sektorin e shërbimeve, i cili u rrit me 4 pikë përqindjeje, duke u pozicionuar 19 pikë mbi mesataren historike.

Megjithatë, treguesi i besimit në industrinë dhe ndërtimin ka pasur rënie, me një ulje prej 2.5 pikë dhe 3.3 pikë përkatësisht, ndërsa treguesi i tregtisë ka shënuar një rritje të lehtë.

Indeksi i besimit të konsumatorit gjithashtu është rritur me 0.2 pikë, duke u vendosur në 1.6 pikë mbi mesataren.

Kjo rritje në besim ka qenë e dukshme edhe në muajin shtator, ku indeksi arriti në 112.6 pikë, falë rritjes në sektorët e industrisë, ndërtimit dhe shërbimeve.

Sektori i shërbimeve ka shënuar një rritje më të madhe atë muaj, me 3.1 pikë, ndërsa treguesi i besimit të tregtisë ka pasur një rënie të vogël.

Indeksi i besimit të konsumatorit ka mbetur i qëndrueshëm në 1.3 pikë mbi mesataren. /Albanianpost.com

Read Previous

Çfarë zbuluan rezultatet përfundimtare të Censit të Popullsisë në Shqipëri

Read Next

Harris apo Trump: Çfarë e pret Ukrainën?