Hartimi i strategjisë për ish-krerët e UÇK-së, Konjufca: Mbledhja e radhës do të jetë të shtunën
Gjirokastra vazhdon të mbetet një prej atraksioneve kryesore të turizmit në vend dhe kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të ndajë disa pamje nga ky qytet.
“Rrugicat e pazarit të Gjirokastrës së rilindur, që gdhihen çdo ditë plot me vizitorë nga e gjithë bota”, shkruan Rama në postimin në Facebook.
“Qyteti i gurtë” në jug të vendit, vazhdon të mbetet një ndër destinacionet më të vizituara nga turistët. Rrugët me kalldrëm, qyteti i vjetër me kalanë dhe lagjet e tipit osman, ndërtuar mbi kreshta janë tashmë të mbushura plot, në çdo stinë. Qendra muzeale e qytetit është destinacioni fillestar, pasi të gjithë turistët e nisin vizitën nga kalaja e qytetit.
Ndër destinacionet më të preferuara për vizitorët janë pazari, banesat e ndryshme karakteristike dhe muzetë e qytetit të cilët vazhdojnë të ngelen më të veçantët për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja.
Fluksi gjithnjë e në rritje i turistëve në qytetin e mbrojtur nga UNESCO, po angazhon edhe shumë strukturat lokale për të pasuruar akoma më shumë guidën turistike, duke e bërë Gjirokastrën një nga pikat kryesore të turizmit në vend. /ATSH/