Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar nga dy persona mëngjesin e sotëm në rrugën “Bill Klinton”.
Lajmin e ka konfirmuar për TV Syri zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas Rugovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, ndërsa Muhaxheri ka pësuar lëndime trupore. Dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit, janë dërguar në mbajtje. /tvsyrivison/
Më poshtë janë pamjet ekskluzive të siguruara nga TV Syri: