Policia e Kosovës konfiskon heroinë, kokainë dhe dinarë serb

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në dy lokacione të ndryshme në Novobërdë, si prova materiale ka gjetur dhe konfiskuar 1558.4 gram substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit heroinë, 3175 euro para të gatshme, 880 dinar serb, 2 gram kokainë, një veturë dhe dy telefona.

Aksioni ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /KosovaPress/

Read Previous

Rooney: Jam i befasuar nga emërimi i Tuchel në krye të Anglisë

Read Next

​Integrimi evropian, Bislimi: Progresi nuk ka qenë asnjëherë më i madh se tash