Japonia po ndërton qytetin e së ardhmes

Japonia po ndërton një qytet inteligjent për të ardhmen. Qyteti do të jetë një laborator për të testuar teknologjitë e reja me automjete që ecin vetë dhe robotë.  

Lëvizja e tyre do të mundësohet nga hidrogjeni dhe qeliza të karburantit si dhe energjia diellore. Smart City do të ketë tre lloj rrugësh për këmbësorët, biçikletat dhe motorët, si dhe një rrugë për makinat me mekanizëm vetë drejtues dhe mjete të tjera.

Ndërsa një flotë anijesh elektrike do të transportojnë mallra. Shtëpitë do të ndërtohen prej druri në mënyrë që të minimizohet efekti i karbonit në ajër.

Pajisjet me sensor do të monitorojnë cilësinë e vendbanimeve, ndërsa teknologjitë e robotëve do të asistojnë nevojat e përditshme të banorëve.

Kompleksi i banimit do të ndërtohet nga kompania Toyota, në një ish-fabrikë të vjetër pranë, Tokios. 360 qytetarë të moshuar, familje dhe një kategori shkencetarësh do të fillojnë të jetojnë në këtë qytet brenda 5 viteve. Në total qyteti do të mirëpresë 2000 persona.

Klan News

Read Previous

Raporti i datës 13 prill nga spitali “Isa Grezda”

Read Next

Sonte zhvillohen dy super ndeshje në kuadër të çerekfinaleve të UEFA Champions League