Është raportuar nga drejtoresha e DKA-së në Gjakovë se tri nxënëse janë vetëlënduar.
E njëjta njofton se pas këtij fenomeni të tri viktimat, femra të mitura kanë marrë tretmanet mjekësore të nevojshme.
Sipas policisë rasti është duke u hetuar.
“Drejtoresha e DKA-së ka njoftuar se tri nxënëse janë viktima të fenomenit të vet–lëndimit. Tri viktimat femra kosovare të mitura, janë dërguar në tretman mjekësor. Rasti duke u hetuar” thuhet në raportin policor.