Kurti për mallrat serbe: Masat tona s’kanë qenë asnjëherë tregtare, por të sigurisë

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se masat për ndalimin e mallrave serbe kane qenë masa të sigurisë dhe jo tregtare.

Në adresimin për media që pati të hënën bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, Kurti ka thënë se ndryshimi i masës ka filluar me një pikë kufitare, për të vazhduar më pas edhe me pikat tjera. 

“Sot paradite ministri i Punëve të Brendshme i ka shkruar drejtorit të doganave që në njërën nga pikat kufitare, Kosova e ka ndërruar masën e sigurisë nga kufizimi deri te kontrolli i shtuar derisa të na vijnë skanerët. Kur të vijnë skanerët, vendoset për të gjitha pikat kufitare. Në 7 ditët në vijim i kemi dy zhvillime të ndryshme pasnesër është mbledhja e CEFTA, ndërsa sot një javë është në Procesin e Berlinit. Masat tona nuk kanë qenë dhe nuk janë asnjëherë tregtare, janë masa të sigurisë. Ne duhet të ndërmarrim masa të sigurisë, asnjëherë masa tregtare. Në njërën prej pikave tregtare po e bëjmë këtë ndryshim të masës”, ka thënë Kurti. 

Ai ka shtuar se janë përcaktuar në pikëkalimin kufitar në Merdar për shkak se “aty është hapësira më e gjerë dhe terminali doganor është vetëm 300 metra më larg, sa më e shkurtër kjo distancë aq më kollaj për doganierët”, ka thënë ai. 

Ndërsa, për përfaqësimin e vendit në CEFTA, Kurti ka thënë se pritjet e tij janë që të përfaqësohen si Kosovë./Koha.net

Read Previous

Rritja e pensioneve, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Read Next

Shumë civilë kanë vuajtur, thotë Bideni për 7 tetorin