Punëtorët teknikë të Kuvendit ankohen për zhvatje nga kompanitë private

Para Kuvendit të Republikës së Kosovës, u zhvillua një protestë në mbështetje të punëtoreve teknikë të Kuvendit, të cilat kanë hyrë në grevë që prej tri javësh.

Lekë Krasniqi, aktivist, tha se “me paga të mjerueshme derisa kompania private e tenderuar përfiton mbi kurrizin e tyre”.

“Ato pritet të qojnë muajin me 270 euro bruto: kurse vetëm udhëtimi deri në vendin e punës iu kushton disa prej tyre më se 40 euro. Në muaj, 15% të rrogës”, shtoi ai.

“Kjo gjendje nuk është një incident i veçuar, ‘Schafberger’, kontraktuesi tyre, në fakt furnizon një mori institucionesh në administratën publike, ministri, komuna e madje edhe Universitetin e Prishtinës.

U bë thirrje për një mobilizim më të madh, në mënyrë që zhvatja e punëtoreve dhe punëtorëve të ‘Schafberger’ të përfundoj, dhe tutje ai theksoi se jemi të vetëdijshëm që kjo nuk ndodh duke e zëvendësuar një firmë me tjetrën por mund të ndodh duke i dhënë fund tenderimit të shërbimeve pastruese dhe teknike në ambiente publike, duke i bërë njerëzit që kryejnë këto shërbime në punëtorë të sektorit publik. /RTKlive

Read Previous

Osmani udhëton për në Mal të Zi

Read Next

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind