Policia has tre të dyshuar me traktor që po tentonin ta kalonin kufirin

Njësiti policor ka hasur të enjten në tre persona që po tentonin ta kalonin kufirin nga Kosova në Maqedoninë e Veriut.

Në përpjekje për t’i ndalur, njëri prej të dyshuarve ka tentuar t’i sulmojë policët.

Një është arrestuar, por dy të tjerët kanë ikur.

Është raportuar se gjatë patrullimit në vijën kufitare, njësiti policor ka hasur në një traktor me tre të dyshuar duke tentuar të kalojnë kufirin nga Kosova në Maqedoni. Njëri nga të dyshuarit ka tentuar t’i sulmojë zyrtarët policorë. Lidhur me rastin një i dyshuar mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar, ndërsa dy të tjerët kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Nga i dyshuari është sekuestruar një mjet i mprehtë (thikë) që dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Koha.net

Read Previous

Si po ndikon konflikti në çmimin e naftës dhe ekonominë në Izrael dhe Iran?

Read Next

Ja sa gjoba u shqiptuan nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit