“Messi ngulmon çdo ditë te Barcelona që Neymar të kthehet nga PSG”. Këtë gjë e
pohon sot “L’Equipe”, revista e njohur sportive franceze, e cila, ndërsa nënvizon se si
PSG po punon shumë që ta mbajë kampionin brazilian, tregon edhe anën tjetër të
medaljes: “Pleshti” po ushtron presion mbi Joan Laporta për ta rikthyer atë në
“Camp Nou”.
Ylli argjentinas do ta linte mënjanë idenë e largimit nga Blaugrana-t
dhe do të të rinovonte kontratën e tij, që skadon më 30 qershor, nëse ribashkohet
me kolegun dhe mikun e tij brazilian.
Ndërkohë, presidenti i ri katalanas iu tha “jo” ofertave të emrave të mëdhenj në
Europë, mbi të gjitha Manchester City. Sidoqoftë, duket se kapiteni i ka vendosur një
kusht për qëndrimin: kthimi i O’Ney në Katalonjë. Messi dhe Neymar luajtën së
bashku për 4 sezone, duke tuar 9 tituj, përfshirë një Ligë të Kampionëve më 2015.
Pastaj, dy vjet më vonë erdhi vendimi i brazilianit për të kaluar në kryeqytetin
francez, me PSG që pagoi klauzolën e lirimit 222 milionë euro, shumë rekord
botëror.
Për kthimin e Neymar te Barcelona, pengesë mbetet deciti i madh i klubit (1.17
miliardë euro) dhe vendosmëria e PSG për të rinovuar me yllin e “Selecao”, me të
njëjtat kushte nanciare të kontratës në fuqi (36.8 milionë euro në vit).