KF “Vëllaznimi” ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive në Raiffeisen Ligën e Parë, duke shënuar një fitore të rëndësishme me rezultat 1-3 kundër KF “Rilindjes” në ndeshjen e javës së gjashtë.
Përballja e zhvilluar në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë pa ekipin nga Gjakova të tregonte dominancë të qartë, duke realizuar tri gola vendimtare të cilat u shënuan nga Rron Rogova, Lion Cahani dhe Nikson Memaj.
Pavarësisht përpjekjeve, KF “Rilindja” arriti të shënojë vetëm një gol, por kjo nuk mjaftoi për të ndaluar vrullin e Vëllaznimit, i cili u largua nga Peja me tri pikë të çmuara. Kjo fitore e radhit Vëllaznimin ndër ekipet kryesore të ligës, duke vazhduar garën për promovim. /tvsyrivision/