Ushtroi dhunë fizike ndaj fëmijëve të vet, arrestohet një grua

Një grua është arrestuar në Ferizaj, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy fëmijëve të saj të mitur.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa fëmijët janë dërguar në strehimore.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë ndaj dy fëmijëve të vetë meshkuj (të mitur). E dyshuara dhe dy fëmijëve u është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa fëmijët janë dërguar në strehimore”, thuhet në raportin e Policisë

Read Previous

Raporti i datës 11 prill nga spitali “Isa Grezda”

Read Next

Gjurmëve të muzikës për mjeshtrin e madh Beqir Efendi Baraku