Fondacioni “Ramë Lahaj” me projektin më të ri për fëmijë “Opera në Rrota” sjellin magjinë e operës edhe në Gjakovë.
Pas Istogut dhe Pejës, rradhën e netëve magjepsëse operistike do ta ketë edhe qyteti ynë. Në ora 20:00 në Platonë e Parkut të Madh të Qytetit do të zbarkojnë artistët: Laura Lila, Kaltrina Miftari, Anita Kërhanaj, Safet Berisha, Harris Bajraktari.
Një përrallë operistike plot emocione dhe magji për fëmijët dhe të rriturit do të tregohet përmes dy artistëve, Uresa Ahmeti dhe Edon Shileku.