Policia e Kosovës arreston një shtetase bullgare

Një shtetase bullgare është arrestuar në Ferizaj nga Policia e Kosovës nën dyshimin për “vjedhje të rëndë”.

Sipas Policisë, e dyshuara është arrestuar për një vjedhje të raportuar më 31 gusht.

Një grua ka raportuar në Polici se i është vjedhur portofoli me para të gatshme. Lidhur me këtë rast, Policia e ka arrestuar shtetasen bullgare dhe e ka dërguar në mbajtje. /Koha.net/

Read Previous

Misioni i SHBA-së në NATO: Siguria në Kosovë me rëndësi strategjike

Read Next

Asgjësohen 1848 bimë kanabisi në Shkodër