Kjo është arsyeja pse KFOR-i shton trupat mbi Urën e Ibrit

Trupa e automjete të shtuara të KFOR-it janë parë të shtunën në mëngjes mbi Urën e lumit Ibër.

Arsyeja e vendosjes së tyre ka të bëjë më një trajnim që karabinierët italianë janë duke e mbajtur.

“Është një situatë krejtësisht normale për KFOR-in përveç se ka rastis që të jetë sot e shtune dhe ku ne po zhvillojmë një trajnim për situata të caktuara mbi urën kryesore të Ibrit. Kjo është arsyeja pse sot qytetarët po shohin numër më të madh të pjesëtarëve të KFOR-it dhe po iu duket se gjendja është e tensionuar. Po e përsëris situata është krejtësisht normale për neve KFOR-in”, ka thënë për Kosovapress një burim brenda KFOR-it italian./kosovapress/

Read Previous

Barcelona e hap xhiron, Real Madridi e mbyll atë

Read Next

Mercedes zgjedh rishtarin adoleshent Antonelli për të zëvendësuar Lewis Hamilton