Conor McGregor i pakënaqur me planin e UFC-së, kërkon rikthimin në dhjetor

Conor McGregor është shprehur i pakënaqur me deklaratën e presidentit të UFC, Dana White, që njoftoi se irlandezi do të rikthehet në kafaz vitin tjetër. Ish-kampioni i dyfishtë i botës, që nuk ka konkurruar për tri vjet, ka kërkuar të duelojë në dhjetor të këtij viti.

“Jo këtë vit. Conor nuk do të luftojë këtë vit,” tha Dana White disa ditë më parë në lidhje me rikthimin e McGregor. Reagimi i irlandezit nuk ka munguar dhe ai është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kërkon të marrë pjesë në eventin UFC-310 më 14 dhjetor.

“Ah Dana, dhjetori është data e rikthimit tim! Të gjithë, shënoni vitin kalendarik në shtëpitë tuaja me një ngjarje fituese! Do të shkoj në lartësi muajin tjetër për t’u përgatitur. Dana, UFC, ne duam dhjetorin, e meritojmë atë datë,” shkroi Conor McGregor.

Kjo nuk është hera e parë që McGregor i anulohen planet e dhjetorit. Vitin e kaluar, “The Notorious” shpresonte të luftonte deri në fund të vitit 2023, por problemet me USADA e penguan atë të konkurronte. UFC njoftoi një datë rikthimi në qershor, por irlandezi u tërhoq për shkak të një gishti të thyer.

Në rast se rikthimi në dhjetor i irlandezit konfirmohet, nuk ka asnjë ndryshim në lidhje me kundërshtarin e McGregor në kafaz. Lufta mes Conor McGregor dhe Michael Chandler pritet të mbetet ngjarja kryesore e atij eventi. /Telesport.al/

Read Previous

Ish-gjenerali amerikan: Jemi në fazën më të rrezikshme të luftës Rusi-Ukrainë

Read Next

Ekipet arkeologjike shqiptare dhe franceze, gërmime në Apoloni