Luiza Gega e përfundon ëndrrën për Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Ëndrra e atletes së Shqipërisë, Luiza Gega, për Lojërat Olimpike “Paris 2024” ka përfunduar sot rrugëtimin.

Ajo nuk mundi të sigurojë finalen për vrapimin 3 mijë metërsh me pengesa pasi doli e nënta, me kohën prej 9:27:41.

Për këtë çështje Luiza e bëri një postim në rrjetin social Instagram, ku tha se dëshiron t’iu kërkojë falje të gjithë atyre që ndoshta i ka zhgënjyer, por edhe i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.

“Gjithsesi përsëri përpiqesha fort çdo ditë edhe përse me shumë stres nga ndjesitë jo të mira të trupit tim, përsëri rrija me shpresën që do e përballoja një garë të niveli, por në fakt nuk ndodhi kështu”.

“Edhe përse nuk e kam thënë kam qenë në dilemë të madhe me veten nëse duhet te vija apo jo, por e di që pengu për të mos e provuar do më lëndonte më shumë”.

“Dua vërtet t’i kërkoj falje kujtdo që besoi tek unë dhe e zhgënjeva dhe falënderoj të gjithë ata që më mbështesin, si në ditë të mira qoftë dhe të vështira. Ëndrra e Parisit mbyllet sot”, ka thënë Gega. /Klankosova.tv

Read Previous

Vera e vitit 2024 shënoi rikthimin e pushimeve të “minutës së fundit”

Read Next

Vetaksident në autostradën “Arbën Xhaferi”