Sot zhvillohet finalja e kategorisë së femrave në Grand Slamin e Tenisit në Wimbledon.
Tenistja italiane, Jasmine Paolini do të përballet me çeken Barbora Krejcikova.
Në gjysëmfinale, Paolini e mposhi teniseren Dona Vekic, me 2-1 në sete, (6:2, 4:6 dhe 6:7), ndërsa Krejcikova fitoi ndaj Elena Rybakina me rezultat 2-1 në sete (3:6, 6:3 dhe 6:4).
Kjo është finalja e dytë për tenisten italane, pasi në qershor u mposht në finalen e ”Franch Open” nga polakja, Iga Swiatek.
Në anën tjetër, tenistja çeke, Barbora Krejcikova gjatë karrierës së saj ka luajtur tetë finale Grand Slam, ku ka fituar shtatë trofe, nga dy herë e ka fituar ”Australian Open”, ”Franch Open” dhe ”Wimbeldon” derisa një herë e ka fituar ”US Open”.