Konjufca priti kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq

Kryetari i Kuvendit të  Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq.

Pas takimit, kryetarët Glauk Konjufca dhe Urshka Klakoçar Zupançiq do të mbajnë konferencë për media.

Gjatë ditës edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet me kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Klakoçar Zupançiq.

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot do të ketë takime edhe me përfaqësues tjerë të institucioneve./rtklive

Read Previous

Zymer Bytyqi në bisedime me skuadrën e madhe nga La Liga

Read Next

Bazat amerikane në Evropë në gatishmëri të lartë për shkak të kërcënimit të mundshëm terrorist