Mbahet mbledhja e Qeverisë, merret ky vendim

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë mbi 10 mijë euro si mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre lobuese gjatë vizitës në Republikën Federative të Gjermanisë këtë muaj.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 10,270.00 € si mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre lobuese gjatë vizitës në Republikën Federative të Gjermanisë këtë muaj”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./kp

Read Previous

Kurti: Jemi të interesuar që të kemi tregti të sigurt

Read Next

​Gjermania merr fitoren e dytë në Euro 2024