I konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm policit që vrau punëtorin e kazinos në Suharekë

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burg të përjetshëm ndaj Shefki Spahiut për vrasjen e Jetmir Aliajt.
Gjykata e Apelit e ka refuzuar ankesën e parashtruar nga mbrojtja e Shefki Spahiut për vrasjen e Jetmir Aliajt  më 17 marsit të vitit 2019 në një kazino në Suharekë duke vërtetuar dënimin me burg të përjetshëm.

Ndryshe, Shefki Spahiu më 24 shtator të vitit të kaluar ishte dënuar me burg të përjetshëm nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

Sipas aktakuzës, pasi që Shefki Spahiu kishte qëndruar  në kazino, papritur duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e Jetmir Aliajt, në mënyrë dinake e kishte nxjerrë armën- pistoletën e markës “Glock” që ishte arma zyrtare, dhe të cilën e kishte të gatshme për shkrepje dhe nga një distancë 1 metër kishte shtënë një herë në pjesën ballore të kokës, duke shkaktuar vdekjen e viktimës.

Kurse, për veprën penale manipulim me prova qysh në fillim të gjykimit i akuzuari Spahiu kishte pranuar fajësinë. Spahiu lidhur me akuzës e vrasjes kishte deklaruar se i ndjeri Jetmir Aliaj e kishte shërbyer me kafe, por sipas tij pas fjalosjes me të ndjerin: “Kam humbur kontrollin dhe vetëdijen, isha i nervozuar dhe ndodhi vrasja, ajo që e pamë  në video”, kishte deklaruar i akuzuari Shefki Spahiu.

Read Previous

Liga Unike në basketboll nis javën e ardhshme me format turneu

Read Next

KRU “Gjakova” ka nisur rregullimet e kubëzave pas sanimit të defekteve