Nikolla: Baza e NATO-s në Kuçovë një ditë domethënëse për rajonin

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, në ceremoninë përuruese për hapjen e bazës së NATO-së në Kuçovë u shpreh se Shqipëria mbetet një vend i vogël, por kontributi i saj në Aleancë është për t’u admiruar.

Gjatë fjalës së saj, kryetarja Lindita Nikolla tha se Shqipëria ka qenë ndër të parat vende që ka ratifikuar protokollet për pranimin e anëtarëve të rinj në aleancë. Ajo shtoi se ky qëndrim është udhëhequr nga bindja e Shqipërisë, se çdo anëtar i ri që i shtohet aleancës së NATO-s, kontribuon për rritjen e paqes dhe sigurisë.

“Shqipëria vendi i vogël, por me kontribut të madh. Baza e NATO-s në Kuçovë një ditë domethënëse për rajonin. Kuvendi ka qenë ndër të parët parlamente të vendeve anëtarë të aleancës që ka ratifikuar protokollet e anëtarësimit të anëtarëve të rinj, Këtë e kemi bërë të udhëhequr nga parimet, se një anëtar I ri është një kontribuues më shumë për paqen dhe sigurinë”, tha ajo./ n.m.abcnews.al

Read Previous

Aktakuzë kundër një zyrtari policor dhe gjashtë personave tjerë për bixhoz dhe vepra tjera penale

Read Next

Ministrja e Jashtme gjermane: Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, jetike për BE-në