Shkup: Nënshkruhet marrëveshja për bashkëfinancim të projektit për rrugën Prizren-Tetovë

Në Maqedoni të Veriut, është nënshkruar marrëveshja për bashkëfinancim të projektit për rrugën Tetovë-Prizren.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Bekim Rexhepi- zëvendës ministër i Transportit dhe Lidhjes në Maqedoninë e Veriut, kanë nënshkruar projektin sot.

Kjo rrugë lidh dy autostrada ndërkombëtare të cilat kalojnë në dy anët e maleve të Sharrit – respektivisht lidhet auto rruga evropiane E65 në Maqedoninë e Veriut me auto rutën E80 në Kosovë.

/KlanMacedonia/

Read Previous

Ulutash: KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Read Next

​BE do të zgjerojë zonën Schengen nga marsi 2024