Hekurudha për në Kosovë, Rama: Do kalojë nga Shkodra

Kryeministri Edi Rama bën me dije se në rrafshin e projekteve infrastrukturore, planet kanë pësuar disa ndryshime. Pikë së pari, Rama u ndal te hekurudha Shqipëri–Kosovë. Me dakordësinë dhe të palës tjetër, Rama tha se do ketë një ndryshim të vijës, që do kalojë nga Shkodra, Gjakova dhe në fund në Prishtinë.

“Kemi komunikuar dhe me Kosovën për ecurinë e projektit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Do ketë një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra në Gjakovë dhe në Prishtinë dhe kjo është një zgjidhje shumë e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës”, tha Rama.

Ndryshime do të ketë edhe në projektin për ndërtimin e portit të ri tregtar të Porto Romanos. Për këtë, kryeministri tha se do të ketë financim të brendshëm, për të shmangur burokracitë që ka në rast se do të financohej nga financimet e huaja.

“Po ashtu, kemi kalendarizuar procesin për hapjen e garës për portin e Durrësit, Porto Romano, për të cilin do bëjmë një ndryshim të natyrës së financimit, është projekt strategjik dhe ka një urgjencë strategjike sepse kemi përfshirë dhe NATO-n. Do kalojmë me financim të brendshëm që mos varemi nga kohët e tejzgjatura dhe ngarkesat e tjera që burojnë nga financimet e huaja”, tha Rama në nisje të komunikimit. Porti tregtar po zhvendoset në Porto Romano, për shkak se në Durrës do të ndërtohen porti turistik.

E këtë lajm si shumë të mirë e ka cilësuar ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cilI ndër të tjera ka shtuar se Në përputhje edhe me zotimet tona pas procesit të nisur të fizibilitetit, do të fillojnë punimet intensive në drejtim të realizimit të njërit prej projekteve më të mëdha infrastrukturore që do të lidhë jo vetëm qytetarët, por edhe ekonominë e vendeve tona dhe më gjerë.

Read Previous

​Rreth 20 ushtarë amerikanë do t’i bashkohen KFOR-it

Read Next

“Kam marr pasaportën e Shqipërisë, shpresoj të shkoj në Euro 2024” – Arbër Hoxha flet për mos ftesën nga Kosova