​Rreth 20 ushtarë amerikanë do t’i bashkohen KFOR-it

Rreth 20 ushtarë amerikanë nga Kompania e Policisë Ushtarake 186, pjesë e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Iowa-s, do t’i bashkohen së shpejti misionit KFOR në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë përmes një postimi në Facebook.

“Familja dhe miqtë së bashku me liderët vendorë dhe shtetërorë u mblodhën më herët gjatë ditës së sotme për t’i dhënë lamtumirën afërsisht 20 ushtarëve nga Kompania e Policisë Ushtarake 186, të cilët janë duke u vendosur në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ushtarët e rinj amerikanë do të ofrojnë mbështetje në ligj dhe rend për forcat e SHBA-së dhe NATO-s në operacionin e vazhdueshëm paqeruajtës ndërkombëtar.

Read Previous

Sot është dita më e madhe për kriptovalutat – Bitcoin mund të legalizohet në SHBA

Read Next

Hekurudha për në Kosovë, Rama: Do kalojë nga Shkodra