Banka Botërore: Ekonomia shqiptare do të rritet me 3.2 %

Banka Botërore parashikon që ekonomia shqiptare të rritet me 3.2 për qind këtë vit.

Në raportin e saj të fundit për Perspektivat Ekonomike Globale, parashikohet që rritja ekonomike për vendet e rajonit të mbështetet nga rritja e konsumit, ulja e inflacionit, rritja e shpenzimeve publike për projektet infrastrukturore të financuara nga BE dhe të ardhurat nga turizmi.

“Vlerësimi i rritjes së PBB-së për vitin 2023 u rrit me 0,8 pikë përqindje në 3,6 %”, tha Banka Botërore në raportin e saj.

Nga një këndvështrim rajonal, Banka Botërore pret që rritja në Ballkanin Perëndimor të përshpejtohet në 3 % në 2024, krahasuar me zgjerimin prej 2.5 % të vlerësuar në 2023.

“Aktiviteti ekonomik në rajon pritet të mbështetet nga forcimi i konsumit ndërsa presionet inflacioniste lehtësohen, një rikuperim gradual në zonën e euros, rritja e shpenzimeve publike për projektet e infrastrukturës së BE-së dhe një kërkesë e vazhdueshme, por më e ngadaltë për të ardhurat nga turizmi”, tha Banka Botërore.

Tregjet e shtrënguara të punës dhe hapësira e kufizuar fiskale për shkak të shpenzimeve fikse si pensionet dhe pagat mund të zvogëlojnë rritjen ekonomike.

Shtetet me rritjen më të ulët në Ballkanin perëndimor pritet të jenë Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Ndërkaq në rang botëror, ekonomia pritet të rritet me vetëm 2.4 për qind këtë vit, niveli më i ulët i dekadave të fundit. Kjo për shkak të zvogëlimit të rezervave të kursimeve, rënies së kërkesës për shërbime, apo masat e ndërmarra për konsolidimin fiskal e shtrëngimet e politikave monetare.

Raporti shpjegon se kërcënim mbeten çmimet e larta të ushqimeve, të cilat pritet të zbuten.

/albanianpost/

Read Previous

Ulutas falënderon Irlandën për kontributin në KFOR

Read Next

Këtu mund të aplikojnë për subvencionimin e faturave të rrymës familjet e skemave sociale dhe pensionale