Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të premten në Vushtrri, ku një person nga pakujdesia ka goditur një grua shtatzënë, e cila sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se ka humbur binjakët ende pa i lindur.
E njëjta si pasojë e lëndimeve është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet për mjekim.
Ndërsa, i dyshuari për këtë aksident është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Me 23.12.2023 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë”, tha Policia./Sinjali/