Policia e Kosovës është duke zhvilluar mëngjesin e sotëm një operacion në disa lokacione në veri, ka bërë të ditur policia.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, nuk ka saktësuar se ku po zhvillohen bastisjet.
Por, siç raporton portali serb nga veriu, Kossev, një prej bastisjeve aktualisht po kryhet në një objekt në rrugën Kolashinska, në afërsi të tre soliterëve, në pjesën veriore të Mitrovicës. /GazetaSinjali/