Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka vlerësuar se ekonomia e Kosovës është duke përsuar rënie, derisa ka shtuar se në tri vite të qeverisjes, nuk ka asnjë politikë ekonomike e fiskale që siguron punësim e prodhim të qëndrueshëm.
“Pa zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e bashkëpunon me sektorin privat, rritja ekonomike është shafitur në nivele të ulëta që as amortizimi i kapitalit nuk mbulohet”, ka shkruar deputeti Hoti derisa i është kundërpërgjigjur zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, të cilët, jo rrallëherë lavdërohen për “suksesin” që ka arritur vendi në aspektin e rritjes ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.
“Kjo ka qenë e pritshme. Në tri vite të qeverisjes, nuk ka asnjë politikë ekonomike e fiskale që siguron punësim e prodhim të qëndrueshëm. Investimet publike në tri vitet e fundit janë tkurrur jashtëzakonisht shumë. E gjithë politika ekonomike është reduktuar në subvencione, të cilat mundësojnë mbijetesë, por jo zhvillim”, ka shtuar ndër të tjera ai. /Albanianpost.com
Më poshtë postimi i plotë i Avdullah Hotit.