Në orët e vona të natës, në fshatin Lapnasellë të Prishtinës policia ka ndaluar një veturë me targa vendore të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Francës, gjatë kontrollit në veturë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës së dyshuar si lëndë narkotike kokainë, derisa te pasagjeri është gjetur një sasi substancë më vogël e dyshuar si marihuanë.
Bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.
/klankosova/