Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini”, probleme me ndriçimin publik nga tetori 2025
Sot në Veri kanë nisur punën 74 policë të rinj të komuniteteve joshumicë, të cilët diplomuan ditë më parë. Prej tyre, 45 janë të komunitetit serb.
Këtë për Express e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.
Ai tha se policët e rinj janë shpërndarë në të katër komunat e veriut- Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Kujtojmë se më 5 nëntor, për shkak të vendimit për targat, afër 600 pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhanë dorëheqje.