Kurti: Emiratet Arabe do t’i japin Kosovës 25 milionë dollarë për spital të ri të fëmijëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar një telefonatë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed.

Kurti thotë se kryediplomati arab e ka njoftuar se Emiratet e Bashkuara do të dhurojnë 25 milionë dollarë amerikanë për një spital të ri të fëmijëve në Kosovë.

“Pata një telefonatë të rëndësishme dhe të këndshme me MPJ-në e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed i cili më njoftoi se Emiratet Arabe do të dhurojnë 25 milionë dollarë për një spital të ri të fëmijëve në Kosovë. Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për këtë kontribut, pasi do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e shumë fëmijëve në Kosovë”, ka shkruar kryeministri.

Read Previous

Bie qeveria e Holandës, shkak mosmarrëveshjet mbi politikat e azilit

Read Next

ARKEP: Kosova ka mbi 1.7 milion përdoruesë të telefonisë mobile