Bie qeveria e Holandës, shkak mosmarrëveshjet mbi politikat e azilit

Qeveria holandeze ka rënë për shkak të mosmarrëveshjeve midis partive të koalicionit mbi politikat e azilit.

Të katër palët nuk arritën të gjenin marrëveshje në bisedimet e krizës të kryesuara nga kryeministri Mark Rutte, shkruan BBC.

Qeveria u krijua një vit e gjysmë më parë, por partitë janë diametralisht të kundërta për politikën e migracionit prej disa kohësh.

Zgjedhjet e reja do të mbahen tani, ndoshta në vjeshtë.

Rutte, është kryeministri më jetëgjatë i vendit dhe ka qenë në detyrë që nga viti 2010. Qeveria aktuale – e cila mori detyrën në janar 2022 – është koalicioni i tij i katërt./Sinjali/

Read Previous

Deputeti gjerman thirrje BE-së e ShBA-së: Ndaleni Vuçiqin, po nxit nacionalizmin dhe urrejtjen

Read Next

Kurti: Emiratet Arabe do t’i japin Kosovës 25 milionë dollarë për spital të ri të fëmijëve