Banka Qendrore Evropiane: Stabiliteti financiar në Eurozonë mbetet i brishtë

Stabiliteti financiar në Eurozonë është ende i brishtë, thonë konkluzat e një studimi të Bankës Qendrore Evropiane.

Raporti i Stabilitetit Financiar për muajin maj thekson se kushtet ekonomike janë përmirësuar dukshëm krahasuar me periudhën paraprake.

Por faktorët negativë, si perspektiva e pasigurt për rritjen ekonomike, inflacioni i vazhdueshëm dhe përkeqësimi i kushteve financiare, janë ende prezentë.

“Stabiliteti i çmimeve është i një rëndësie të veçantë për stabilitet financiar të përhershëm”, ka thënë zëvendëspresidenti I BQE-së, Luis de Guindos.

Sipas tij, politikat monetare restriktive të zbatuara nga një numër i konsiderushëm shtetesh për ta ulur shkallën e inflacionit mund të shfaqin “pika të cenueshme” në sistemin financiar.

/KlanKosova/

Read Previous

​Kurti: Nuk pranojmë që kryetarët të ushtrojnë detyrat në zyra paralele

Read Next

Kurti: Raportet me ShBA-në janë të shkëlqyera, ka raste që dallojmë në qasje