I dehur sulmon fizikisht nënën e tij, në Gjakovë

Një person është arrestuar pasi derisa ishte nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21:45, në Gjakovë,njofton raporti i policisë.

Siç thuhet në raport, në lidhje me rastin është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe është konsultuar prokurori i shtetit.

“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti deri sa ishte nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Read Previous

Sot luhen dy ndeshjet e mbetura të Premier Ligës angleze

Read Next

Fëmijët e kopshtit “Little Miracles” festojnë Pavarësinë e Kosovës