Një incident mes një vëzhguesi të PDK-së dhe një të VV-së ka ndodhur në një qendër votimi në Prekaz të Epërm, përkatësisht në qendrën e votimit “Azem Bejta”.
Siç raporton RTV Dukagjini nga vendi i ngjarjes, të përfshirë kanë qenë Iliri Mynishi nga VV dhe Kushtrim Fazliu nga PDK.
Raportohet se rasti ka ndodhur për shkak të një bexhi, që sipas Fazliut ishte kërkuar të identifikohet. Më pas Mynishi ia ka tërhequr bexhin dhe e ka goditur Fazliun dhe i njëjti ia ka kthyer.