DASH ofron mbështetje për Kosovën në fushat e trajtimit të të burgosurve me nevoja të veçanta

Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook të enjten, bëri të ditur se Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka ofruar mbështetje për Kosovën në fushat e trajtimit të të burgosurve me nevoja të veçanta.

Në Departamentin e Shtetit në Uashington, siç thuhet në njoftim, delegacioni i ShKK-së, ka zhvilluar dy takime të ndara me Drejtorin e Zyrës së Antiterrorizmit për Evropë dhe Azi dhe udhëheqësit e INL (The International Narcotics and Law Enforcement Affairs Office).

“Në këto takime u ofrua mbështetje e parezervë e këtyre Agjensioneve të Departamentit të Shtetit për Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe shërbimet specifike shëndetësore në fushat e trajtimit sa më profesional të të burgosurve me nevoja të veçanta”.

“Kosova u vlerësua si partneri më serioz i ShBA-së!”, thuhet mestjerash në njoftim.

Një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë dhjetorit të vitit të kaluar e pati planifikuar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, por agjenda kishte ndryshuar për shkak të situatës që u krijua në veri për shkak të targave ilegale serbe. /Albanianpost.com

Read Previous

BILD: Ministrja gjermane e Mbrojtjes planifikon të japë dorëheqje, kokëdhimbje për Scholzin

Read Next

Spalletti flet për Amir Rrahmanin pas fitores së thellë ndaj Juventusit