BILD: Ministrja gjermane e Mbrojtjes planifikon të japë dorëheqje, kokëdhimbje për Scholzin

Christine Lambrecht thuhet se do të japë dorëheqje prej postit të ministres së Mbrojtjes së Gjermanisë.

Kjo do të thotë më shumë probleme për kancelarin, Olaf Scholz, i cili po planifikonte të rriste mbështetjen ushtarake për Ukrainën, raporton skynews.

Ministria e Mbrojtjes do të largohet për të lejuar dikë tjetër të bëjë një fillim të ri në ministri, raportoi gazeta gjermane Bild.

Një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes e përshkroi raportin si “thashetheme që ne nuk i komentojmë”.

Scholz është aktualisht nën presion për të rritur mbështetjen ushtarake ndërkombëtare për Ukrainën.

Ndryshe, Lambrecht është avokate dhe anëtare e Partisë Social Demokrate (SPD) gjersa u bë ministre në dhjetorit të vitit 2021. /Telegrafi/

Read Previous

A do ta furnizojë Perëndimi Ukrainën me tanke luftarake?

Read Next

DASH ofron mbështetje për Kosovën në fushat e trajtimit të të burgosurve me nevoja të veçanta