Mbetjet e tigrit të fundit të njohur Tasmanian – që mendoheshin të humbura për 85 vjet – janë gjetur të fshehura në dollapin e një muzeu australian.
Tigri tasmanian , Thylacina, ngordhi i mbyllur në kopshtin zoologjik Hobart në vitin 1936 dhe trupi iu dha një muzeu lokal.
Por ajo që ndodhi me skeletin dhe lëkurën e tigrit më pas ka qenë një mister.
Muzeu Tasmanian dhe Galeria e Arteve humbën gjurmët e mbetjeve dhe besohet se ato ishin hedhur jashtë.
Hulumtimet e reja kanë zbuluar se ato ishin në muze gjatë gjithë kohës – të ruajtura, por jo të kataloguara siç duhet.
“Për vite me radhë, shumë kuratorë dhe studiues të muzeut kërkuan për mbetjet e tij pa sukses, pasi nuk ishte regjistruar asnjë material thylacine që daton nga viti 1936”, tha Robert Paddle, i cili ka botuar një libër në vitin 2000 mbi zhdukjen e specieve.
Por ai dhe një nga kuratoret e muzeut gjetën një raport të pabotuar, duke nxitur një rishikim të koleksioneve të muzeut.
Ata gjetën ekzemplarin e humbur femër në një dollap në departamentin e edukimit të muzeut.
Ajo ishte marrë nëpër Australi si një ekspozitë udhëtuese, por stafi nuk ishte në dijeni se ishte tilakina e fundit, tha kuratorja Kathryn Medlock për Korporatën Australiane të Transmetimeve.
“U zgjodh sepse ishte lëkura më e mirë në koleksion”, tha ajo. “Në atë kohë ata mendonin se kishte ende kafshë jashtë në shkurre.”
Popullsia e tigrave tasmanianë ra për shkak të ndikimeve nga njerëzit.
Përfundimisht marsupiali u gjet vetëm në ishullin e Tasmanias, ku në fund ra pre e gjuetisë, deri në zhdukjen tërësore të species. /Albanianpost.com