Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles e ka pësuar sot humbjen e parë në Legends Stage të turneut Major të Rios në Rio De Janiero.
Bad News Eagles janë mposhtur nga skuadra ruse, Spirit në mapin “de_Ancient”, me rezultat 18:8.
Kjo nuk do të jetë ndeshja e fundit e “BNE” sot, pasi që gamerat shqiptarë do të përballen më vonë sot, me fillim nga ora 21:15 por që kundërshtari ende nuk është konfirmuar. /KosovaPress/