Presidentja kritikon sistemin e drejtësisë për dështim në trajtimin e rasteve të krimit

Nga aktiviteti i “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka hedhur një varg kritikash për sistemin e drejtësisë.

Ajo më së shumti kritikoi për dështimin e trajtimit të rasteve të dhunimit dhe krimit të organizuar, ku shumë raste kanë mbetur pa u trajtuar, duke kërkuar forcim të sistemit të drejtësisë.

“Siç jeni në dijeni, gjatë muajve të kaluara vendi jonë u trondit nga ngjarjet e krimeve seksuale, e që ishin shumica prej tyre ishin fëmijë. Më të rëndë e bënë edhe mos reagimi i institucioneve të drejtësisë, prandaj jam këtu që të bëjë thirrje kundër integritetit seksual. Kam adresuar pikërisht dështimin nga institucionet gjegjëse”, tha Osmani.

news image

Presidentja  theksoi më tej se në takime me krerët e drejtësisë kanë adresuar të metat e drejtësisë dhe kërkesat për të forcuar luftimin e krimit dhe trajtimin e viktimave të krimit.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Seanca e Apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj caktohet më 1 dhe 2 dhjetor

Read Next

Gati për të marrë “frenat” e Britanisë? Kush është Rishi Sunak