Netflix ndalë rënien, në tre muajt e fundit regjistron rritje të numrit të parapaguesve

Netflix ka mbyllur tremujorin e fundit me rritje të hyrave, duke ndërprerë rënien gjashtëmujore të numrit të parapaguesve.

Gjatë tre muajve të fundit, kjo kompani ka rritur numrin e parapaguesve në 2.4 milionë, që në total tani i ka 223 milionë dhe atë falë suksesit të serialeve siç është Stranger Things dhe Dahmer: Monster.

Ndërkaq në gjashtë muajt e parë të këtij viti, numri i parapaguesve ishte zvogëluar në 200 mijë.

Në SHBA dhe Kanada numri i tyre është rritur për 100 mijë, në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë për 570 mijë, e në Amerikanë Latine për 310 mijë.

E në tre muajt e fundit të këtij viti, Netflix pret rritje akoma më të madhe – 4.5 milionë parapagues të rinj.

“Pas gjashtëmujorit sfidues, besojmë se jemi në rrugë të mirë të një rritje të shpejtë”, është bërë e ditur nga kjo kompani. /Telegrafi/

Read Previous

Virusi i modifikuar i herpesit, “kura” që “zhduk” kancerin në fazë terminale

Read Next

Gjermania planifikon të legalizojë kanabisin për përdorim jomjekësor