Humbjet ndaj Shqipërisë dhe Sllovakisë alarmojnë basketbollin kosovar, kërkohen ndryshime
Qindra australianë janë evakuuar pasi që një zjarr në periferi të qytetit Perth vazhdon të rritet dhe të kërcënojë komunitetet.
Zjarri më i madhi që qyteti ka parë në vite ka djegur 9,000 hektarë, duke shkatërruar gjithsej 71 shtëpi. Gjatë punës për ta shuar zjarrin bëhet e ditur se gjashtë zjarrfikës kanë pësuar lëndime
Ata u kërkuan banorëve pranë vatrave të flakës që të përgatiten të largohen dhe të strehohen diku.
Kryeqyteti i Australisë Perëndimore është në mes të karantinës nga koronavirusi, ndërsa situata bëhet edhe më e komplikuar për dy milion banorët e Perth pas zjarrit.
Zyrtarët shtetërorë u kanë bërë thirrje njerëzve që t’i japin përparësi sigurisë së tyre të menjëhershme mbi rrezikun e virusit, i cili konsiderohet shumë i ulët.
Perth hyri në një karantinë pesë ditore për shkak se të premten u shënua rasti i një infeksion të fituar në vend.
“Gjëja e rëndësishme është ruajtja e jetës. Pra, nëse jeni në karantinë dhe ju kërkohet të evakuoheni, duhet thjesht të evakuoheni,” tha komisionari i menaxhimit të zjarrit Darren Klemm.
Zyrtarët u kanë kërkuar njerëzve që të mbajnë maska dhe të vetë izolohen nëse është e mundur edhe në qendrat e evakuimit, transmeton BBC.