​G7 i bën thirrje ushtrisë së Mianmar për kthimin e qeverisë në pushtet

Kina nuk mbështet një deklaratë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që dënon grusht-shtetin ushtarak në Mianmar.

Ushtria e Mianmar mori pushtetin në vendin e Azisë Juglindore të hënën pasi arrestoi udhëheqësen politike Aung San Suu Kyi dhe qindra ligjvënës të tjerë.

Udhëheqësit e grushtit-shtetit kanë formuar një këshill suprem i cili do të ulej në kabinetin qeveritar.

Në qytetin më të madh të Mianmarit, Yangon, shenjat e rezistencës dhe mosbindjes civile janë në rritje.

Mjekët dhe stafi mjekësor në dhjetëra spitale në të gjithë vendin po ndalojnë punën si shenjë proteste kundër grushtit të shtetit dhe për të kërkuar lirimin e zonjës Suu Kyi.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u takua të martën, por nuk arriti të bie dakord mbi një deklaratë të përbashkët pasi Kina nuk e mbështeti atë. Kina ka fuqinë e vetos si një nga pesë anëtarët e përhershëm të këtij këshilli.

Përpara bisedimeve, e dërguara speciale e OKB-së për Mianmar, Christine Schraner, dënoi me forcë marrjen e pushtetit pasi ushtria refuzoi të pranonte rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në nëntor.

Ajo tha se ishte e qartë se “rezultati i fundit i zgjedhjeve ishte një fitore e madhe” për partinë e zonjës Suu Kyi.

Në kritika të mëtejshme, grupi i shtatë fuqive të mëdha ekonomike thanë se ishin “thellësisht të shqetësuar” dhe bënë thirrje për kthimin e demokracisë, transmeton BBC.

“Ne i bëjmë thirrje ushtrisë që menjëherë të përfundojë gjendjen e jashtëzakonshme, të rivendosë pushtetin në qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, të liroj të gjithë të ndaluarit padrejtësisht dhe të respektojë të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit”, thuhet deklarata e lëshuar në Londër.

G7 përfshin Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Britani të Madhe dhe SHBA.

Read Previous

​Rekord i rasteve të reja me COVID-19 në SHBA

Read Next

​Qindra të evakuuar nga zjarri në Australi – digjen 71 shtëpi